- Procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve. Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara.
- Mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.
- Interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e publikut ndaj tij.
- Transferimi i vetingut drejt një strukture të qëndrueshme institucionale si ajo e SHCBA-se, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit.
- Institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.