Facebook
Mail

Mbrojtja e demokracisë dixhitale: Roli në zhvillim i aktorëve jopublikë në Shqipëri

Mbrojtja e demokracisë dixhitale: Roli në zhvillim i aktorëve jopublikë në Shqipëri, një punim kërkimor nga IDM, botohet si pjesë e librit të DCAF “Llogaridhënia në sigurinë kibernetike”, i cili analizon situatën në vende të ndryshme.

Rasti studimor për Shqipërinë hulumton rolin thelbësor të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe aktorëve jopublikë në përballimin e sfidave kibernetike të Shqipërisë dhe promovimin e të drejtave dixhitale. Ai trajton gjendjen e politikave për sigurinë kibernetike, llogaridhënien në menaxhimin e sulmeve kibernetike dhe rrjedhjeve të të dhënave, si dhe potencialin për angazhimin e mëtejshëm për përmirësimin e qeverisjes dixhitale.

Gjetjet theksojnë nevojën për më shumë gjithëpërfshirje, transparencë dhe llogaridhënie në kuadrin qeverisës të Shqipërisë. Çështjet kryesore përfshijnë:

  • Roli i Shoqërisë Civile në Mbikëqyrjen Kibernetike: Analizimi  mënyrës sesi OSHC-të dhe aktorët jopublikë kontribuojnë në hartimin e politikave, pavarësisht ekspertizës teknike të kufizuar dhe ndikimit të kufizuar.
  • Llogaridhënia në Incidentet Kibernetike: Shqyrtimi i reagimit të qeverisë ndaj rrjedhjeve të rëndësishme të të dhënave dhe sulmeve kibernetike, si dhe testimi i standardeve të transparencës pas krizave.
  • Mundësi për Angazhim: Përdorimi i praktikave të suksesshme nga Ballkani Perëndimor për të identifikuar disa nga mënyrat se si aktorët jopublikë mund të forcojnë rolin e tyre.

Studimi nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial, forcimit të kapaciteteve dhe reformave politike për të siguruar që transformimi dixhital i Shqipërisë të ketë në qendër besimin e publikut, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave. Duke nxitur një kulturë pjesëmarrjeje dhe duke shfrytëzuar ekspertizën, shoqëria civile mund të luajë një rol kyç në formësimin e një ekosistemi dixhital të sigurt dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.

 

Publikime të Ngjashme