Ky studim analizon kuadrin ligjor shqiptar për bilbilfryrjen, mjedisin social dhe sjelljen kundrejt këtij fenomeni, si dhe praktikimin e mekanizmit të bilbilfryrjes në institucionet publike shqiptare. Metodat kryesore që janë përdorur për kryerjen e këtij studimi përfshijnë analizimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese të cilat lidhen me bilbilfryrjen në Shqipëri, konsultimin e një sërë vlerësimesh ndërkombëtare për legjislacionin dhe praktikimin e bilbilfryrjes, parë kundrejt kontekstit shqiptar, analizimin e një sërë vlerësimesh ndërkombëtarë mbi legjislacionin dhe praktikën e bilbilfryrjes, artikuj nga media si edhe studime të ndryshme që vlerësojnë performancën institucionale dhe perceptimet e publikut mbi korrupsionin.