Facebook
Mail

Forcimi i Rolit të Institucioneve Mbikëqyrëse për Llogaridhënien Buxhetore në Nivel Vendor

Autore: Lorena Zajmi

Ky dokument politikash analizon në mënyrë të thelluar mënyrën se si njësitë e qeverisjes vendore (NJQV) në Shqipëri i përgjigjen sfidave të llogaridhënies buxhetore, duke vlerësuar rolin që luajnë institucionet mbikëqyrëse si Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI), njësitë e auditit të brendshëm, etj. Në një kontekst ku qeverisja vendore është përballur me decentralizim të kompetencave, por jo domosdoshmërisht me decentralizim të burimeve dhe kapaciteteve, mbikëqyrja efektive financiare dhe integriteti institucional përbëjnë sfida të vazhdueshme.

Ky dokument është prodhuar në kuadër të nismës “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin vetëm autorëve dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Klikoni këtu për ta shfletuar raportin: Forcimi i Rolit të Insitutioneve Mbikëqyrëse për Llogaridhënien Buxhetore në Nivel Vendor

 

Publikime të Ngjashme