Studimi që keni në dorë merret me marrëdhëniet midis besimit social, autoritetit të ligjit dhe shtetit ligjor.
Autorët e tij mendojnë se institucionet që ne kemi arritur t’i ndërtojmë pasqyrojnë kapacitetin tonë për të ndërtuar një shoqëri funksionale dhe se ato nga ana e tyre, me realizimet dhe mosrealizimet e tyre, formësojnë nivelin tonë të besimit dhe të mosbesimit në to.
Kësisoj, në studimin në fjalë do të trajtohet marrëdhënia midis kapitalit tonë social dhe besimit në institucionet e ligjit.