IDM ka përgatitur tre udhëzues për punonjësit e vijës së parë, zyrtarët e qeverisjes qendrore dhe vendore në mbështetje të proceseve të rehabilitimit dhe riintegrimit R&R për shtetasit e rikthyer nga zonat e konfliktit. Këta manualë janë konceptuar si mjete praktike, të cilat ofrojnë udhëzime, ushtrime, raste studimore dhe modele pozitive që orientojnë hapat e ndërhyrjes për profesionistët e vijës së parë në procesin e menaxhimit të rasteve dhe ofrimin e shërbimeve R&R për të rikthyerit.

Klikoni për të shkarkuar manualët, në gjuhën shqipe.

  1. Udhëzues për profesionistët e shëndetit mendor, psikologët dhe punonjësit socialë: Ndërhyrja psiko-sociale për personat e kthyer nga zonat e konfliktit
  2. Udhëzues për punonjësit e administratës publike dhe strukturave shtetërore: Rreth mbështetjes rehabilituese dhe riintegruese (R&R) për personat që kthehen nga zonat e konfliktit
  3. Udhëzues për njësitë e vetëqeverisjes vendore: Për mbështetjen në rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e personave që kthehen nga zonat e konfliktit 
  4. Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstemizmit të Dhunshëm – Rehabilitimi dhe riintegrimi i të kthyerve nga zonat e konfliktit nëpërmjet policimit në komunitet

Këta manualë janë hartuar në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria” i mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).

Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim  me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).