Korrik 2021 – Raporti Kombëtar i Monitorimit të RAP për Shqipërinë 2019/2020 është pjesë e projektit WeBER2.0, një përpjekjeje rajonale për të monitoruar zbatimin e reformës në administratën publike (RAP) në Ballkanin Perëndimor.
Raporti paraqet rezultatet e punës së monitorimit të kryer gjatë shkurtit 2020 – dhjetorit 2020, nga ekipi i hulumtuesve të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Kuadri metodologjik i hartuar nga ekipi hulumtues WeBER gjatë ciklit të mëparshëm të monitorimit (2017/2018) ndërthur burime të dhënash sasiore dhe cilësore.
Nëpërmjet Parimeve të SIGMA-s që udhëhoqën punën tonë të monitorimit, ky raport synon të nxjerrë në pah perspektivën e shoqërisë civile mbi zbatimin e reformës.
Ai vlerëson kryesisht parimet dhe treguesit e SIGMA-s që matin perceptimet e shoqërisë civile dhe të publikut të gjerë mbi çështje kryesore të tilla si transparenca, llogaridhënia dhe përfshirja në politikëbërje.
Janë përdorur gjithsej 23 tregues për të matur zhvillimet e reformës në gjashtë fusha: (1) korniza strategjike për RAP-in, (2) zhvillimi dhe bashkërendimi i politikave, (3) shërbimi publik dhe miradministrimi i burimeve njerëzore, (4) llogaridhënia, (5) ofrimi i shërbimeve dhe (6) miradministrimi i financave publike. Për çdo fushë, raporti jep një vlerësim për secilin tregues, një përmbledhje të gjetjeve, si dhe rekomandime për të përmirësuar zbatimin e reformës.
Gjetjet e e këtij raporti dhe ato rajonale për të dy ciklet e monitorimit mund të gjenden në www.par-monitor.org
Shkarko raportin në anglisht dhe shqip.