Dhjetor 2020 – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe zyra e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) në Shqipëri, kryen për herë të dytë “Sondazhin e Angazhimit Politik në Shqipëri 2020”.
Ky studim u pilotua me sukses në 2016 dhe është modeluar sipas serisë së Auditimit të Angazhimit Politik të Shoqërisë Hansard në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo mat “pulsin politik” të vendit përmes eksplorimit të qëndrimeve të publikut ndaj një sërë treguesish të angazhimit politik si:
Puna në terren u krye në qershor të vitit 2020 me një kampion përfaqësues kombëtar të 1536 qytetarëve dhe një instrument të azhurnuar që prek çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme politike si integriteti i partive politike, listat e hapura, protestat e qytetarëve etj.
Klikoni për të shkarkuar përmbledhjen e gjetjeve të sondazhit në anglisht dhe shqip.