Dhjetor 2020Ky dokument përqendrohet në qasjen parandaluese ndaj korrupsionit në polici, duke i kushtuar vëmendje të veçantë masave që synojnë faktorët që janë vërtetuar se rrisin stimujt dhe mundësitë për korrupsion në polici. Qëllimi kryesor është të kuptohet në ç’masë kushtet aktuale të punës dhe kultura organizative formësojnë perceptimet e punonjësve të policisë për tolerancën ndaj korrupsionit në punën e tyre. Në këtë analizë trajtohen pyetjet e mëposhtme:

Klikoni për të shkarkuar dokumentin e politikave në Anglisht and Shqip.

Në pjesën e parë të studimit jepet një përmbledhje e masave dhe reformave anti-korrupsion në polici, duke u përqendruar kryesisht në qasjen parandaluese në ato vende ku këto masa janë zbatuar me sukses. Në pjesën tjetër përdoren të dhënat nga një sondazh publik dhe nga intervista me zyrtarë të policisë dhe përfaqësues të sindikatës së policisë për të shqyrtuar nëse kushtet e punës ndikojnë në predispozitiën për korrupsionin. Në pjesën e fundit ofrohen përfundimet dhe jepen rekomandime për rritjen e efektivitetit të masave anti-korrupsion në forcat e policisë në Shqipëri.

Ky dokument politikash është në kuadër të projektit “Ndërtimi i Integritetit dhe përmirësimi i performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit” i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Holandës. Çdo qëndrim apo opinion i shprehur në këtë publikim është i organizatës zbatuese dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Holandeze.