Tkurrja e hapësirës qytetare përbën një manifestim simptomatik të smbrapsjes demokratike në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020, që ka kulmuar në 2018-2020. Dokumenti i politikave ngrihet mbi supozimin se një hapësirë qytetare e fuqishme kontribuon në konsolidimin e demokracisë dhe nëse progresi në këtë drejtim pengohet, tkurrja e hapësirës qytetare bëhet një simptomë e bjerrjes demokratike. Studimi fokusohet në identifikimin e e politikave dhe praktikave të ekzekutivit që kanë ndikuar hapësirën qytetare në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020, bazuar në analizën e tre aktorëve civilë: organizatat e shoqërisë civile, media dhe qytetaria.
Dokumenti prezanton problemin e tkurrjes së hapësirës qytetare në Shqipëri gjatë viteve 2015-2020 dhe jep një përkufizim e rishikim të literaturës gri, që përbëhet nga raporte dhe analiza politikash. Ai ofron një analizë të përgjithshme të legjislacionit të nxjerrë për hapësirën qytetare. Vazhdon me zbatimin e politikave për mjedisin mundësues të organizatave të shoqërisë civile e me praktikat dhe politikat qeveritare ndaj medias. Analiza vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe reagimin civil përkundër politikave qeveritare.
generic