Facebook
Mail

Publikimi i Konferencës: Roli i Fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor| Qershor 2019

Përmbledhje e shkurtër e fesë në vendet e Ballkanit Perëndimor, raporti i pyetësorit me persona me ndikim në sferën ekonomike, politike dhe kulturore dhe artikujt akademikë që janë shkruar nga autorë të ndryshëm për këtë konferencë.

Konferenca rajonale e organizuar më 11 dhe 12 qershor 2019 ofroi një mundësi unike për për krerët e komuniteteve fetare, politik-bërës, akademikë dhe shoqërinë civile të Ballkanit Perëndimor që të diskutojnë mbi përmirësimin e mekanizmave socialë dhe politikë kundrejt sfidave të ardhshme për sa i përket rolit të fesë në shoqëri.

Për të pasuruar debatin, IDM dhe partnerët e saj rajonalë përgatitën këtë publikim që fokusohet mbi rolin e fesë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke pasur parasysh veçantinë e këtij projekti, i pari i llojit të vet në rajon, thirrjes së hapur për të kontribuuar me artikuj akademikë iu përgjigjën me interes të lartë hulumtues dhe ekspertë nga rajoni e më gjerë. Gjetjet e tyre plotësohen nga hulumtimet kontekstuale të përgatitura nga organizatat partnere në secilin vend.

Kjo punë kërkimore përmirëson mekanizmat me të cilat politikë-bërësit dhe shoqëria mund të përballet me sfidat, të eksplorojnë mundësitë dhe të rrisin kapacitetet e aktorëve kryesorë.

Klikoni për të shkarkuar publikimin konferencës (vetëm në gjuhën angleze). 

Ky studim u krye në kuadrin e projektit “Roli i Fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” me mbështetjen e një granti nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, lëvruar në kuadër të Fondit për të Drejtat e Njeriut. Objektivat, implementimi i duhur dhe rezultatet e këtij projekti janë përgjegjësi e organizatës zbatuese të projektit – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Çdo pikëpamje ose opinion i shprehur në këtë projekt i përkasin organizatës zbatuese të projektit dhe jo domosdoshmërisht qeverisë holandeze.

Publikimi i Konferencës: Roli i Fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor| Qershor 2019

Etiketa: