Janar 2021 – Moduli i trajnimit ofron një panoramë gjithëpërfshirëse dhe të plotë të së drejtës për informim në nivelin vendor. Audienca kryesore modulit janë: OSHC-të, aktivistë të shoqërisë civile, zyrtarët vendor, media dhe institucione të tjera mbikëqyrëse vendore të interesuar në fushën e anti-korrupsionit, transparencës, llogaridhënies.
Struktura e modulit është e organizuar si më poshtë:
- Seksioni i parë jep një prezantim të modulit, audiencën e synuar, strukturën dhe metodologjinë.
- Pjesa e dytë ofron një informacion mbi rëndësinë e së drejtës për informacion dhe rolin e qytetarëve në promovimin e saj.buy fluoxetine online buy fluoxetine online generic
- Seksioni i tretë jep një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kornizës rregullatore në lidhje me të drejtën për informim.
- Seksioni i katërt i modulit përqendrohet në “informacionin me kërkesë” dhe mënyrat se si mund të bëhet një kërkesë për informacion në përputhje me ligjin.
- Pjesa e pestë e zhvendos fokusin te “informacioni proaktiv” i cili publikohet në Programin e Transparencës.
- Seksioni i gjashtë fokusohet në mënyrat se si bashkitë në Shqipëri ofrojnë informacion dhe kanalet që ato përdorin për të komunikuar këtë informacion.buy singulair online buy singulair online generic
- Seksioni i shtatë dhe i fundit ilustron disa ushtrime dhe raste studimore që synojnë të rrisin aftësitë praktike të pjesëmarrësve për të monitoruar në mënyrë objektive zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji për të drejtën e informimit.
Klikoni për të shkarkuar dokumentin.
Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi Qytetar i Transparencës dhe Llogaridhënies në nivelin e qeverisjes vendore”
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).