Broshurë “E drejta për Informim në Nivel Vendor”
Kjo broshurë është realizuar në kuadër të projektit : “Monitorimi Qytetar i Transparencës dhe Llogaridhënies në nivelin e qeverisjes vendore”.
Klikoni për të shkarkuar Broshure – E drejta per Informim
Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në nivelin e vetëqeverisjes vendore. Projekti synon të rrisë kapacitetet e shoqërisë civile për të monitoruar në mënyrë objektive zbatueshmërinë e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të Programit të Transparencës në 12 bashki qendër qarku (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër). Kohëzgjatja e zbatimit të projektit është 15 muaj- Janar 2020-Prill 2021.
*Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).