Perceptimet e Shqiptarëve mbi Integrimin në NATO

Departament: CESA
When: 1 March, 2007 to 30 Qershor, 2007
Project Description: 

Donatori: Divizioni i Diplomacisë Publike i NATO-s

 

Projekti konsistoi në zhvillimin e një pyetësori mbi Perceptimet e Shqiptarëve mbi Integrimin në NATO. Pyetësori u zhvillua gjatë periudhës mars- maj 2007 në 10 qytete kryesorë dhe kampioni i të intervistuarve u përqendrua në 6 kategori: administrata e qeverisjes qendrore, administrata e qeverisjes vendore, OJF-të, biznesi, qarqet akademike dhe qytetarët. Kjo ishte hera e parë që u zhvillua një pyetësor i tillë i mbi perceptimet e publikut për NATO-n. Ky studim konsideroi procesin e integrimit në kuadër të problematikave më të gjera si: rreziqet për sigurinë, reformat integruese dhe llogaridhënia e institucioneve për arritjen e standardeve, pjesëmarrja e forcave të armatosura të Shqipërisë në operacionet jashtë vendit, aleancat strategjike, mbështetjen dhe pritshmëritë nga anëtarësia etj. Gjetjet e këtij pyetësori u debatuan në një tryezë të rrumbullakët me personalitete të shquar publikë si anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim në NATO, ekspertë nga sektori i sigurisë, akademikë, analistë të medies, përfaqësues të shoqërisë civile dhe atashe ushtarakë të vendeve të NATO-s në Shqipëri. Fjalimet përmbyllëse mbi nevojën për të koordinuar përpjekjet e strukturave shtetërore me shoqërinë civile në kuadër të proceseve të integrimit u mbajtën nga bashkë-kryetarët e komisionit parlamentar ad-hoc për integrimin në NATO, Z. Pandeli Majko dhe Z. Ferdinand Xhaferri.