Perceptimet e opinionit publik në Shqipëri: Siguria personale, kombëtare dhe rajonale

 

Tryezë e Rrumbullakët, 13 dhjetor 2013, Hotel Rogner

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka organizuar  sot më datë 13 dhjetor, në Hotel Rogner tryezën e rrumbullakët me tematikën “Perceptimet e opinionit publik në Shqipëri: Siguria Personale, Kombëtare dhe Rajonale”. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit 3 vjeçar mbi sigurinë: Forumit Hulumtues mbi Sigurinë Beograd-Prishtinë-Tiranë në të cilin marrin pjesë tre organizata partnere: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Të tre organizatat gjatë muajit shtator 2013 kanë ndërrmarr një sondazh mbi perceptimet e opinionit publik në tre vendet e rajonit mbi marrdhëniet Serbi-Shqipëri në kuadrin e sigurisë personale, sigurisë kombëtare dhe integrimit në fushën e sigurisë.

Gjatë kësaj tryeze janë prezantuar gjetjet kryesore të sondazhit të kryer nga IDM, i cili informon mbi prirjet më të fundit të perceptimeve të opinionit publik shqiptar mbi këto fusha:

  • Sigurinë kombëtare dhe individuale
  • Besimin në institucionet e sigurisë në vend
  • Rreziqet e jashtme për sigurinë kombëtare
  • Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet në fushën e sigurisë me vendet e rajonit Serbi dhe Kosovë

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet e sigurisë në vend, përfaqësues të shoqërisë civile, botës akademike dhe medias. Tematika dhe gjetjet e prezantuara kanë nxitur një debat gjithëpërfshirës mbi prirjet e opinionit publik shqiptar mbi sigurinë.

Për të lexuar prezantimin e plotë klikoni këtu.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti