Një Vlerësim i Sistemit Kundër Korrupsionit në 20 Bashki të Shqipërisë

“Sfidat e njësive të qeverisjes vendore në luftën kundër korrupsionit” është raporti i vlerësimit i cili është përgatitur nga IDM-Albania dhe RiskMonitor Foundation- Bullgari në kuadër të projektit CIVILISC- Instrumentet e Shoqërisë Civile kundër Korrupsionit, financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë kapacitetet dhe gatishmërinë aktuale të NJQV-ve në luftën kundër korrupsionit dhe identifikimin e kapaciteteve dhe njohurive aktuale të OSHC-ve në lidhje me kontributin e tyre në qeverisjen e mirë në nivel vendor. Për të lexuar më shumë klikoni:  LGU Anticorruption-English dhe LGU Anticorruption-Shqip.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Iniciativës Qytetare dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Lehtësimit të Shoqërisë Civile – Loti 1: “Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Lufta kundër Korrupsionit”.