Thirrje për Trajnerë për Akademinë Financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë | Afati 5 shtator 2025

THIRRJE PËR APLIKIME

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans – Shoqëri Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, shpall thirrje për aplikime për angazhimin e trajnerëve/ekspertëve financiarë që do të kontribuojnë në zhvillimin e Akademisë Financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë. Kjo Akademi synon të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në fushën e menaxhimit financiar, transparencës, përgjegjshmërisë dhe përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe të donatorëve.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

IDM synon të kontraktojë ekspertë për:

  • Hartimin e materialeve didaktike dhe përmbajtjes së moduleve trajnuese;
  • Dhënien e trajnimeve në fushën e menaxhimit financiar për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.

Trajnimet do të zhvillohen për një grup prej rreth 20 specialistësh apo menaxherësh financiarë që punojnë në OSHC-të në Kosovë, gjatë periudhës shtator – nëntor 2025.

Kandidatët mund të aplikojnë për një ose më shumë nga modulet e mëposhtme:

  1. Kuadri ligjor për funksionimin financiar të OSHC-ve
  2. Hartimi i buxhetit dhe planifikimi financiar
  3. Kontrolli i brendshëm dhe raportimi financiar
  4. Menaxhimi financiar i projekteve dhe përputhshmëria me kërkesat e donatorëve
  5. Tatimi, TVSH-ja dhe procedurat e prokurimit
  6. Përgatitja për auditim dhe interpretimi i raporteve të auditit

DETYRAT KRYESORE TË TRAJNERIT – TERMAT E REFERENCES

  • Hartimi i një metodologjie të qartë për çdo modul;
  • Bashkëpunimi me ekipin e IDM për të harmonizuar përmbajtjen dhe qasjen metodologjike;
  • Hartimi i materialeve të trajnimit, përfshirë programin mësimor, PowerPoint, dhe ushtrime praktike për pjesëmarrësit;
  • Dhënia e trajnimeve në Kosovë në periudhën shtator – nëntor 2025;
  • Përgatitja e një raporti përmbledhës pas përfundimit të trajnimit, duke përfshirë konkluzione dhe rekomandime.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM:

Të gjithë aplikuesit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme në emailin e aplikimit:

  • Aneksi 1: Propozimi financiar i ofertuesit, në Euro. Çmimi duhet të përfshijë të gjitha kostot (përgatitje, trajnim, taksa dhe detyrime të tjera).
  • CV-ja e përditësuar
  • Letër interesi, ku përshkruhet mënyra se si aplikanti plotëson kriteret, përvoja relevante dhe moduli/modulet për të cilat shpreh interes.
  • Kodi i Etikës i IDM, i nënshkruar

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Vlerësimi ofertave zhvillohet sipas pikëzimit më poshtë:

  • CV dhe përvoja e aplikuesit – 60%
  • Propozimi financiar – 40%

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në në email me subjektin “SMART Balkans -Trajner për Akademinë e Menaxhimit Financiar për OSHC – Kosovë” brenda datës 05.09.2025 në adresën e emailit [email protected].

 

 

Facebook
LinkedIn