Thirrje për ekspertë, për hartimin e dokumenteve të politikave- BAT Civil Society

Shtyhet afati për aplikim për ekspertë të interesuar në hartimin e dokumenteve të politikave në kuadër të projektit “BAT Civil Society – Kapacitete për Mbikëqyrje Civile të Llogaridhënies dhe Transparencës Buxhetore”.

IDM mirëpret aplikime nga ekspertë për hartimin e një serie dokumentesh të politikave në kuadër të #BATproject, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në partneritet me Qendrën për Hulumtim dhe Politikëbërje dhe Faktoje, po zbaton projektin “BAT Civil Society – Kapacitete për Mbikëqyrje Civile të Llogaridhënies dhe Transparencës Buxhetore”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe mbikëqyrjes së transparencës dhe llogaridhënies buxhetore. Ai synon gjithashtu të avancojë politikat dhe praktikat aktuale të institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, duke i fuqizuar ato në planifikimin, zbatimin dhe raportimin e buxhetit përmes një mbikëqyrjeje më të zgjeruar nga publiku.

Një ndër komponentët e #BATproject ka për qëllim hartimin e alternativave dhe instrumenteve të politikave që nxisin një ndikim të qëndrueshëm, duke përmirësuar jo vetëm kuadrin ligjor, por edhe qasjen dhe praktikat e punës së institucioneve të targetuara.

Në këtë kuadër, thirrja synon rekrutimin e një grupi ekspertësh për hartimin e disa dokumentesh politikash që përmirësojnë llogaridhënien buxhetore, transparencën, pjesëmarrjen, integritetin dhe çështje ndërsektoriale të ndërlidhura (si buxhetimi gjinor) në nivel lokal dhe qendror, si dhe për forcimin e roleve të organeve mbikëqyrëse dhe palëve të interesuara qytetare.

 

KUSHTET E ANGAZHIMIT

Ekspertët e angazhuar do të kenë për detyrë:

  • Të marrin pjesë në takime përgatitore me ekipin e projektit për të diskutuar qasjen e punës, për të qartësuar pritshmëritë, për të ofruar udhëzime dhe për të rënë dakord mbi afatet.
  • Bazuar në marrëveshjen me ekipin e projektit, të hartojnë një dokument politikash mbi temën e përcaktuar, duke ndjekur modelin dhe udhëzimet e ofruara, dhe ta dorëzojnë për shqyrtim ekipit të projektit.
  • Të finalizojnë dokumentin e politikave dhe ta dorëzojnë në formë të gatshme për publikim.
  • Të marrin pjesë dhe të prezantojnë dokumentin e politikave në punëtoritë e organizuara nga IDM.

 

PROCEDURA E APLIKIMIT

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën email [email protected] brenda datës 25 shkurt 2025, duke specifikuar në temën e email-it: “Aplikim për ekspert për BAT Project”.

 

DOKUMENTET E KËRKUARA

  • CV (biografi e detajuar) që përshkruan përvojën relevante në përputhje me kualifikimet e përcaktuara në Termat e Referencës (ToR).
  • Dy referenca nga punime të mëparshme (p.sh. punime akademike, raporte kërkimore, dokumente politikash, etj.).

 

PAGESA

Pagesa për këtë pozicion është EUR 2,700/ekspert (bruto). Pagesa do të kryhet në tre këste sipas parashikimeve të përfshira në kontratën e shërbimit.

 

SHËNIM: Për çdo pyetje ose sqarim lidhur me këtë thirrje, të interesuarit mund të dërgojnë pyetjet e tyre në të njëjtën adresë email-i, deri më 5 shkurt 2025.

Për më shumë detaje, ju lutemi gjeni Termat e Referencës (ToR).

 

BAT – ToR Experts

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën