thumbnail_IMG_0663-310x165

Takimi i parë i Grupit Drejtues të SHQK në Kamëz

Takimi lancues i Shkollës si Qendër Komunitare në Kamëz

Takimi i parë i grupit drejtues dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, shënoi fillimin e projektit te ri të Shkollës si Qendër Komunitare në Kamëz

Tirana, 25 Korrik 2019 – Sot në mjediset e Bashkisë Kamëz u mbajt takimi i parë i Grupit Drejtues të projektit “Për fuqizimin e Komunitetit Lokal nëpërmjet modelit Shkolla Qendër Komunitare”. Firmosja e marrëveshjeve të bashkëpunimit shfaqi vullnetin e institucioneve lokale për të marrë hapa konkretë ndaj të rinjve dhe grave.

“Fuqizimi i komuniteteve lokale në parandalimin e çdo lloj forme të ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet bashkëpunimit ndër-sektoriale” është një projekt 12 mujor, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Qendra Botërore e Ekselencës për ekstremizmin e dhunshëm HEDAYAH, ka filluar zbatimin në korrik 2019.

Projekti është në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kamëz, Policinë e Shtetit dhe Zyrën Arsimore Vendore.

Qëllimi i projektit është rritja e bashkëpunimit midis institucioneve vendore për t’ju ofruar të rinjve dhe grave aftësitë dhe mjetet e duhura për të rritur mundësitë e tyre të punësimit, perspektivën sociale-ekonomike dhe një ndjenjë të përkatësisë në komunitet. Objektivat kryesore janë:

  • Me fokus në nevojat e Shkollës së mesme “Ibrahim Rrugova” dhe të komunitetit të mësuesve, studentëve dhe prindërve do të ngremë së bashku një model gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm “Shkolla Qendër Komunitare”
  • Trajnime profesionale ndaj të rinjve dhe grave për të rritur pjesëmarrjen e tyre në komunitet si dhe pranë institucioneve lokale në Kamëz.
  • Veprimtari advokimi të cilat adresojnë prioritetet e të rinjve dhe grave midis aktorëve në nivel lokal dhe kombëtar.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën