Prezantohen gjetjet mbi vlerësimin e cenueshmërive institucionale dhe mekanizmave të qëndrueshmërisë në radhët e Policisë në Shqipëri

Përfshirja e punonjësve të policisë në aktivitete kriminale ndikohet nga ndërveprimi kompleks i kulturës institucionale, praktikave të rekrutimit dhe ndikimeve social-politike.

Në këtë kontekst, zhvilluam takimin me dyer të mbyllura për të prezantuar gjetjet e një studimi për përdorim të brendshëm të Policisë së Shtetit mbi vlerësimin e cenueshmërive institucionale dhe mekanizmave të qëndrueshmërisë në radhët e policisë në Shqipëri.

Ky studim përbën një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit institucional dhe rregullator gjatë fazës së rekrutimit, shërbimit dhe pas lirimit nga detyra, duke synuar të zbulojë , parandalojë, dhe zbusë faktorët që çojnë drejt devijimit të sjelljes në këto institucione.

Në takim morën pjesë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e Qendrës Hedayah, Bashkimit Evropian, Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe Sindikatës së Policisë.

Ky studim u krye në kuadër të projektit “Vlerësimi i cenueshmërisë institucionale dhe mekanizmave të qëndrueshmërisë në radhët e ushtrisë dhe policisë në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe Hedayah – Qendra e Ekselencës për Luftimin e Ekstremizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën