PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të integrimit në BE—një fazë ambicioze në përmbajtje dhe e pashembullt në mbështetjen financiare dhe politike që ka gjeneruar. Në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria pritet të përfitojë deri në 922 milionë euro deri në vitin 2027. Disbursimi fillestar në formën e parafinancimit prej 64.5 milionë euro tashmë është kryer, duke shënuar fillimin konkret të këtij angazhimi shumëvjeçar.

Progresi po merr gradualisht formë. Në shkurt 2025, Shqipëria dorëzoi raportin e parë mbi hapat e ndërmarra, i cili është aktualisht në vlerësim nga Komisioni Evropian. Pas raportit të qershorit 2025, një tjetër disbursim prej 127.8 milionë euro mund të pasojë, nëse përmbushen 18 hapat e parashikuara në pesë fushat prioritare të politikave.

Ky proces është shoqëruar me hapa kyç institucionalë.  Në mars, Shqipëria ratifikoi marrëveshjet e huasë dhe të facilitetit. Në maj, Këshilli i Ministrave miratoi strukturat kombëtare të koordinimit dhe raportimit, duke i dhënë formë institucionale zbatimit të reformave. Brenda këtij kuadri, SASPAC, si Koordinatori Kombëtar, do të krijojë së bashku me Komisionin Evropian Komitetin Monitorues të Instrumentit për Reformë dhe Rritje (RGF). Ky komitet do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile dhe të biznesit, dhe do të mblidhet një herë në vit për të shqyrtuar ecurinë e reformave dhe për të nxitur llogaridhënien.

Megjithatë, veprimi institucional nuk mjafton. Zbatimi i reformave kuptimplota kërkon përfshirjen aktive të aktorëve shoqërorë—organizatave, ekspertëve dhe komuniteteve—të cilët mund të kontribuojnë në zbatim dhe monitorim të pavarur. Për këtë qëllim, IDM Albania ka krijuar platformën N-CoMER si një hapësirë për dialog ndërsektorial. Qëllimi i saj është të forcojë zërin e shoqërisë civile në drejtim të një procesi reformash gjithëpërfshirës dhe transparent.

Kjo tryezë e parë do të mbledhë së bashku aktorët shoqërorë, institucionalë dhe partnerë ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e Agjendës së Reformave, diskutuar rolin e strukturave kombëtare të konsultimit dhe koordinimit, si dhe eksploruar strategji gjithëpërfshirëse për zbatimin e saj.

Eventi do të zhvillohet më datë 5 qershor, ora 10:00 – 12:00, në Marriott Tirana, salla Amantia.

Program – Platforma e Dialogut 5 Qershor

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën