Përmbyllet projekti “Forcimi i Integritetit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike”

Përmbyllje e projektit “Forcimi i Integritetit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike”!

Pas 30 muajsh përkushtim dhe angazhim të palodhur, IDM Albania ka finalizuar me sukses projektin “Forcimi i Integritetit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike”, i mbështetur nga Ambasada Suedeze në Shqipëri. Ky projekt ka përfshirë një gamë të gjerë komponentesh kyçe, duke kontribuar në forcimin e integritetit dhe transparencës në administratën publike:

1️⃣ Asistencë teknike në zhvillimin e planeve të integritetit për institucione të ndryshme publike, duke përfshirë edhe Kodin Etik për Gjykatën Kushtetuese dhe administratën e Parlamentit.
2️⃣ Rritje e kapaciteve teknike për administratën e institucioneve të përfitueseve të projektit, përmes trajnimeve mbi etiken dhe rregullat në administratën publike, duke përfshirë institucione si DAP, DPT, KID, ISHP, MSHMSP, KLP, GJK, etj.
3️⃣ Monitorimi dhe mbështetje për zbatimin e planeve të integritetit, përmes zhvillimit të një instrumenti metodik dhe pilotimit të tij në 4 institucione publike.
4️⃣ Rritje e kapaciteteve të shoqërisë civile për të mbështetur dhe monitoruar këtë proces, duke siguruar një angazhim të qëndrueshëm për transparencën dhe integritetin në shërbimet publike.

Ky projekt ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve te institucionet shtetërore. Falë mbështetjes së Ambasadës Suedeze dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e përfshira, kemi arritur të ndërtojmë një administratë më të përgjegjshme dhe të orientuar nga qytetari.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij suksesi!

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Përmbyllet projekti “Forcimi i Integritetit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike”

Përmbyllje e projektit “Forcimi i Integritetit për Përmirësimin e Shërbimeve Publike”! Pas 30 muajsh përkushtim dhe angazhim të palodhur, IDM

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve

Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Turizmin Rural dhe Malor dhe Paketën e Maleve 11 Dhjetor 2024 Sot,

Deklaratë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) mbi vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 678, datë 30.10.2024

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave