Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën Publike (RAP) në Shqipëri. Ky është raporti i parë nga 6 raporte të prodhuara bazuar në një metodologji dhe qasje të re raportimi, i cili vlerëson transparencën dhe përfshirjen si në zhvillimin e dokumenteve strategjike të RAP, ashtu edhe në strukturat për koordinimin dhe monitorimin e tyre.

Duke u mbështetur në parimet e SIGMA/OECD dhe metodologjinë e WeBER, të përmirësuar për WeBER 3.0, ky raport fokusohet tek monitorimi i dy nën‑indikatorëve: (1) transparenca dhe përfshirja në zhvillimin e dokumenteve të planifikimit të RAP, dhe (2) transparenca dhe përfshirja e strukturave të monitorimit dhe koordinimit të RAP. Nën‑indikatori i parë vlerëson ekzistencën dhe cilësinë e proceseve të konsultimit në zhvillimin e dokumenteve të planifikimit të RAP, ndërsa nën‑indikatori i dytë shqyrton pjesëmarrjen e shoqërisë civile në Grupet e Integruara të Menaxhimit të Politikave (GIMP) dhe në organe të tjera përmes shtatë elementëve, nga dizenjimi i politikave deri te perceptimet e informatorëve kyç.

Të dhënat krahasuese rajonale për të gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe të gjithë raportet kombëtare dhe rajonale të Monitorimit të RAP ndër vite (2017–2025) janë të disponueshme në: www.par-monitor.org.

Shkarko raportin në anglisht: WeBER3 – Strategy for PAR Albania 1st Report 24-25

Raporti “Monitorimi i RAP për Shqipërinë 2024/2025” është pjesë e projektit WeBER 3.0, një iniciativë rajonale e Think for Europe Network për monitorimin dhe mbështetjen e zbatimit të RAP në Ballkanin Perëndimor. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

 

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën