weber-final-pics-2-310x165

Konsultimet publike dhe llogaridhënia e jashtme si sfidat kritike të Reformës në Administratën Publike në Shqipëri| dhjetor 2018

Konsultimet publike dhe llogaridhënia e jashtme si sfidat kritike të Reformës në Administratën Publike në Shqipëri

Siç u tregua gjatë zbatimit të projektit rajonal WeBER, shoqëria civile me njohuritë e saj vendore mbi funksionimin e administratës mund të udhëheqë përpjeket advokuese për një administratë më të mirë. Monitorimi i pavarur i reformës dhe një dialog me qeverinë i bazuar tek evidencat është qasja e përshtatshme për arritjen e këtij qëllimi.

Tiranë,11 dhjetor 2018 – IDM prezantoi gjetjet e Raportit WeBER PAR Monitor për Shqipërinë si dhe rezultatet se ku qëndron Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Qasja monitoruese e WeBER, e cila bazohet në një metodologji të përbashkët rajonale, ofron një perspektivë të pavarur e të jashtme të Reformës në Administratës Publike e orientuar nga parimet e Bashkimit Europian në këtë fushë – Parimet e Administratës Publike. Qasja është hartuar duke i dhënë rëndësi të

veçantë aspektit publik të punës së një administrate si transparenca, përfshirja, mundësitë e barabarta dhe llogaridhënia kundrejt publikut. Mund të lexoni më tepër mbi metodologjinë këtu: http://www.par-monitor.org/pages/par-monitor-methodology.

Raportin mund ta gjeni këtu: http://idmalbania.org/national-par-monitor-albania-2017-2018/

Aleka Papa, Hulumtuesja e WeBER për Shqipërinë, prezantoi PAR Monitor së bashku me rekomandimet përkatëse. Në të gjashtë fushat e RAP të analizuara, Shqipëria rezulton si rasti më i avancuar i rajonit. Shqipëria ka siguruar 244 pikë nga një total prej 581 përgjatë të gjithë indikatorëve te WeBER, ose 42%.

Në aspektin se si ka performuar në gjashtë fushat e reformës, metodologjia e WeBER tregoi se Shqipëria ka arritur më tepër në fushat e ofrimit të shërbimeve, shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe menaxhimit të financave publike (përgjatë tre segmenteve të mbuluara nga monitorimi i WeBER: transparenca e buxhetit, kontrolli i brendshëm financiar publik dhe auditi i jashtëm). Nga ana tjetër, fusha e zhvillimit dhe koordinimit të politikave rezulton si fusha më kritike.

Këtu shfaqen si më problematike çështjet e lidhura me mungesën e informacionit mbi performancën e qeverisë si dhe arritja e proceseve konsultuese cilësore të cilat do të mundësonin një pjesëmarrje të qenësishme të publikut dhe shoqërisë civile në procesin e politikë-bërjes.

Gjergji Vurmo, Drejtor i Programeve  në IDM, moderoi diskutimin me përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike, Zyra e Kryeministrit, ADISA, Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtës së Informimit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit rajonal WeBER – financuar nga Bashkimi Europian dhe bashkëfinancuar nga Mbretëria e Holandës.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti