Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka lançuar edicionin e 18-të të Indeksit të qëndrueshmërisë të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) të fokusuar në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Euroazinë.
Indeksi zhvillohet nga Agjencia e ShBA për Zhvillim Ndërkombëtar në partneritet me organizata vendore për secilin prej vendeve që përfshihen në indeks.
IDM-së i është besuar detyra për të përgatitur raportin për Shqipërinë që prej 2010.
Raporti në shqip gjendet duke vizituar linkun: http://www.usaid.gov/europe-eurasia-civil-society