IDM kontribuon në raportin e Rrjetit të institucioneve akademike të OSBE-së

“Rrjeti i institucioneve akademike të OSBE” publikoi këto ditë raportin për “Perceptimin e kërcënimeve në hapësirën e OSBE”. Ky është produkti i parë i tij dhe fokusohet në analizën e një spektri të gjerë perceptimesh që qeveritë përkatëse kanë për kërcënimet duke bërë edhe një krahasim të tyre.

“Rrjeti i OSBE” është një iniciativë e pavarur që jep ekspertizë, nxit diskutime dhe rrit ndërgjegjësimin për problemet e sigurisë në fushat e përgjegjësisë të OSBE. Duke qenë aktiv në shkëmbimin e përvojave dhe bashkërendimin e aktiviteteve midis vendeve anëtare të OSBE, ky “Rrjet” nuk është strukturë e OSBE, për rrjedhojë agjenda e tij nuk varet nga ajo e OSBE apo e ndonjë shteti anëtar të OSBE. Anëtarët e tij, janë aktualisht 35 institucione kërkimore, nga vendet anëtare të OSBE, të cilët merren me kërkime akademike dhe analiza të politikave për çështje që kanë lidhje me agjendën e sigurisë të OSBE, por “Rrjeti i OSBE” është fleksibël dhe i hapur edhe për institucione të tjera akademike e studimore që janë të gatshme dhe të aftë të kontribuojnë me ekspertizë akademike dhe analiza politikash për çështje që i interesojnë OSBE. Për më shumë informacion në lidhje me “Rrjetin e OSBE” lutemi ndiqni lidhjen: https://www.osce.org/

Raporti për “Perceptimin e kërcënimeve në hapësirën e OSBE” është bazuar në raportet për 18 vende pjesëmarrëse në OSBE, të përgatitura nga institucionet kërkimore përkatëse. Ai u përgatit në periudhën midis fundit të Janarit – fillimit të Shkurtit 2014, me një pjesë të veçantë, të shtuar për të reflektuar ndryshimet në perceptim, rrjedhojë e krizës së Ukrainës.

Një gjetje e veçantë e Raportit është fakti që perceptimi në lidhje me kërcënimet e brendshme, së bashku me dyshimin për efikasitetin dhe legjitimitetin e metodave të qeverisjes ndaj tyre, predominon në gati të gjitha vendet e analizuara në raport. Për sa i përket kërcënimeve transnacionale, vendet më të zhvilluara ndihen më të sigurta në mjetet e tyre për t’i përballuar ato, kurse vendet e tjera, që kanë më shumë probleme të brendshme sigurie, ndihen gjithashtu më shumë të rrezikuara nga kërcënimet e jashtme. Kërcënimet ushtarake konsiderohen “të ndjeshme” vetëm nga disa prej shteteve të analizuara, por kriza e Ukrainës/Krimesë, siç analizohet në raport, po çon në perceptime të reja, të ndryshme, në lidhje me kërcënimet e jashtme.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë, iu bashkua “Rrjetit të OSBE” dhe ka kontribuar për Raportin me vlerësimet e veta të bazuara në analizën e një numri dokumentesh zyrtare për sigurinë në Shqipëri si dhe në intervistat e zhvilluara me ekspertë të nivelit të mesëm nga institucionet kryesore të sigurisë në vend. Për më shumë informacion, lutemi shihni “Raportin për perceptimin e kërcënimeve në hapësirën e OSBE”, në adresën: https://www.osce.org/files/f/documents/8/6/118080.pdf

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën