Dëgjesë Publike mbi Rekomandimet e Paneleve Qytetare për Çështjet e Aftësisë së Kufizuar

Më 12 mars 2025 u zhvillua dëgjesa publike mbi rekomandimet e Paneleve Qytetare për çështjet e aftësisë së kufizuar, një hap i rëndësishëm drejt përkthimit të zërit të qytetarëve në politika konkrete.

Panelet Qytetare, të zhvilluara nga 17-19 tetor 2024, krijuan një hapësirë për diskutim të informuar me rreth 80 qytetarë të përzgjedhur rastësisht nga zona të ndryshme te vendit sipas nje metodologjie te caktuar, u informuan nga ekspertë dhe stafet teknike te insititucioneve. Si rezultat, u prodhua një listë konkrete me 10 rekomandime për përmirësimin e aksesueshmërisë, arsimit gjithëpërfshirës, mundësive të punësimit dhe pjesëmarrjes politike të personave me aftësi të kufizuara.

Për të siguruar që këto rekomandime të përktheheshin në ndryshime të prekshme politike, IDM zhvilloi një dëgjesë ku morën pjesë deputetë të Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, grupi i deputetëve “Miqtë e PAK”, përfaqësues të ministrive përkatëse, ekspertë, qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile.

Diskutimi u fokusua në zbatueshmërinë e rekomandimeve brenda kuadrit legjislativ të Shqipërisë dhe forcimin e angazhimit institucional për adresimin e pengesave sistemike që hasin personat me aftësi të kufizuara. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e politikëbërjes, duke e parë këtë dëgjesë si një hap të rëndësishëm për forcimin e demokracisë deliberative.

Gjatë diskutimeve, u sugjerua një rekomandim i ri nga pjesëmarrësit, që lidhet me krijimin e një Njesie, ndoshta prane Inspektoratit, për monitorimin e respektimit të standardeve të punëve publike, një kërkesë e drejtpërdrejtë për deputetët. Organizatat që mbështesin dhe advokojnë për PAK treguan angazhimin e tyre si një grup aktiv dhe koheziv i shoqërisë civile, duke adresuar sfidat dhe nevojat e komunitetit që përfaqësojnë.

Per te lexuar rekomandimet e detajuara shkarkoni: Rekomandimet e Panelit Qytetar per Aftesine e Kufizuar

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2024/2025

Në ciklin e katërt radhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025” paraqet rezultatet e monitorimit të Reformës në Administratën

Forumi Parlamenti për Qytetarët: Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare

Më 26 mars 2025, në Hotel Rogner, Tiranë, u zhvillua Forumi Parlamenti për Qytetarët, duke mbledhur deputetë, staf parlamentar, ekspertë