IDM, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me mbështetjen e me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë, organizoi aktivitetin përmbyllës: “Aktivizmi Rinor kundër Korrupsionit” me 02 maj 2017, pranë Godinës së Inovacionit pranë MIAP.
Ky aktivitet mblodhi së bashku rreth 200 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër (“Shenjanze Juka”, “Oso Kuka”, “28 Nëntori”, “Jordan Misja”), Kukës (“Havzi Nela”), Elbasan (“Vasil Kamami”, “Dhaskal Todri”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Ahmet Dakli”, “Mahir Domi”, “Luigj Gurakuqi”), Berat (“Kristaq Capo”, “Babë Dud Karbunara”, Vlorë (“Gjimnazi i Ri”, “M. Q. Ataturk”, “Ali Demi”, “Jani Minga”), Tiranë ( “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa” dhe “Myslym Keta”), Lezhe (“Hydajet Lezha”) dhe Gjirokastër (“Asim Zeneli”, “Siri Shapllo”). Shkollat e mesme të qyteteve Lezhë dhe Gjirokastër iu bashkuan për herë të parë këtij projekti. Ne vitin e tretë të zbatimit, ky projekt ka arritur të konsolidojë funksionimin e Klubeve të Integritetit të ngritura në secilën shkollë dhe të realizojë aktivitete të përbashkëta ndërmjet shkollave të një qyteti.
Ky event përmbyllës, erdhi pas disa muajsh intensive për të zhvilluar në secilin qytet aktivitete me natyrë sensibilizuese kundër korrupsionit me angazhimin e një mase të gjerë nxënësish të shkollave të përfshira në “Projektin Qytetar kundër Korrupsionit”. Duke ruajtur traditën e dy viteve të mëparshme, kjo veprimtari synoi të ndajë përvojën e nxënësve gjatë përfshirjes në “Projektit Qytetar Kundër Korrupsionit 2017” dhe të promovojë portalin e transparencës së shkollave publike ëëë.
shkollaime.net. Kjo praktikë e mirë e vendosur tashmë synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. Kështu krahas broshurës për aktivizmin e të rinjve kundër korrupsionit, këtë vit shkollor u hodhën bazat për zhvillimin e mëtejshëm të portalit www.shkollaime.net. Ky portal u prezantua edhe për pjesëmarrësit në aktivitet.
Gjithashtu, të rinjtë pjesëmarrës kishin mundësinë të prezantonin punimet në ekspozitën: “Të Rinjtë në Aksion kundër korrupsionit” dhe të promovonin videot sensibilizuese. Aktiviteti vijoi me një diskutim i hapur për të reflektuar mbi përvojat dhe sfidat e anëtarëve të “Klubeve të Integritetit” dhe propozime për veprimtari të ardhshme në nivel shkollash dhe më gjerë. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe fjala përshëndetëse e Z. Donald Lu, i cili dha këtë mesazh për të rinjtë: “Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë. Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju!”
Për më shumë informacion rreth aktiviteteve të zhvilluara në shkollat e mesme në kuadër të “Projektit qytetar kundër korrupsionit”, si dhe për informacionin financiar për çdo shkollë lutemi vizitoni faqen www.shkollaime.net.
Aktiviteti në media:
- SHBA:Politikanët dhe gjykatësit e korruptuar frikë nga të rinjtë – http://shqiptarja.com/m/politike/shbapolitikan-t-dhe-gjykat-sit-e-korruptuar-frik–nga-t–rinjt—416788.html
- Lu për korrupsionin: Përfundon kur njerëzit vendosin të thonë boll- http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/83947
- Lu: Të rinjtë të luftojnë korrupsionin – News, Lajme – Vizion Plus – https://www.youtube.com/watch?v=TtngBm3lHnw
- Donald Lu: Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë – http://www.javanews.al/donald-lu-politikanet-zyrtaret-e-qeverise-gjykatesit-dhe-prokuroret-e-korruptuar-kane-frike/
- Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë http://www.zhurnal.mk/content/?id=175216114460
- Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë http://www.botasot.info/shqiperia/694676/donald-lu-politikane-gjyqtare-e-prokurore-te-korruptuar-kane-filluar-te-kene-frike/
- Deklarata e Lu me të rinjtë– “Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë”- http://www.channel-one.al/deklarata-e-lu-me-te-rinjte-politikane-gjyqtare-e-prokurore-te-korruptuar-kane-filluar-te-kene-frike/
- Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë- http://tirananews.al/donald-lu-politikane-gjyqtare-e-prokurore-te-korruptuar-kane-filluar-te-kene-frike/
- SHBA: Politikanët dhe gjykatësit e korruptuar frikë nga të rinjtë – http://lexo.al/shba-politikanet-dhe-gjykatesit-e-korruptuar-frike-nga-te-rinjte/
- Lu-të rinjve: Politikanët e korruptuar kanë frikë nga ju – http://periskopi.com/lu-te-rinjve-politikanet-e-korruptuar-kane-frike-nga-ju/
- VIDEO/ Donald Lu: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë – http://www.360grade.al/politike/item/69146-donald-lu-politikane-gjyqtare-e-prokurore-te-korruptuar-kane-filluar-te-kene-frike
- Deklarata e Lu me të rinjtë – “Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë”- http://www.oranews.tv/vendi/politikane-gjyqtare-e-prokurore-te-korruptuar-kane-filluar-te-kene-frike/