sqen

Konferencë: “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi në Tiranë, në 13 nëntor 2014, konferencën me titull: “Procesi i integrimit në BE dhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Ky aktivitet është pjesë e Forumit të Hulumtimeve mbi Sigurinë: “Beograd-Prishtinë-Tiranë”, projekt i përbashkët 3-vjeçar i tre organizatave: Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.

Konferenca kishte si qëllim diskutimin e rolit të elitave politike dhe shoqërore në rritjen e përpjekjeve ndaj pritshmërive që rrjedhin nga axhenda e përbashkët evropiane dhe rrugët nëpërmjet së cilave serbët dhe shqiptarët do të mund të përmirësojnë marrëdheniet mes tyre.

Gjatë fjalës hyrëse, diplomatë të huaj dhe përfaqësues të Parlamentit, si Arta Dade, Aldo Bumçi, Romana Vlahutin dhe Jan Braathu, nënvizuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit rajonal, si një mënyrë për të zhvilluar potencialet e plota të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ata përmendën se BE-ja në esencën e saj është një projekt paqeje i bazuar mbi kompromis dhe bujari, sikurse në shembull i mirë se si ish-kundërshtarët mund të kthehen në aleatë të ngushtë.

Paneli i parë u fokusua tek e ardhmja evropiane e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërise, sikurse tek fuqia transformuese e BE-së. Paskal Milo, Dusan Janjic dhe Sokol Dervishaj nënvizuan nevojën për ndryshim të perceptimeve të brezit të ri, duke qënë se ky është një investim i rëndësishëm në arritjen e sigurisë dhe stabilitetit.Shtetet duhet të përfitojnë nga hapja e një kapitulli të ri me Konferencën e Berlinit gushtin e kaluar, sepse bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i ekonomive është i nevojshëm për të rritur konkurueshmërinë, sikurse për tu bërë më tërheqës të investimeve të huaja.

Paneli i dytë u fokusua tek bashkëpunimi në fushën e sigurisë brenda trekëndëshit Beograd-Prishtinë-Tiranë. Sonja Stojanovic Gajic, Shpend Kursani dhe Arjan Dyrmishi nënvizuan se siguria mund të jetë një pikë hyrëse në përmirësimin e bashkëpunimit midis tre vendeve, duke qënë se ne të gjithë përballemi me të njëjtat sfida, si krimi i organizuar apo terrorizmi. Bashkëpunimi midis agjencive ligjzbatuese është thelbi i sigurisë evropiane.
Si përfundim, procesi i integrimit në BE duhet të konsiderohet si mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale në Ballkanin Perëndimor, duke arritur kështu integrimin e vlerave, konsolidimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Mbulimi mediatik i këtij aktiviteti:

  • http://www.ata.gov.al/marredheniet-shqiperi-serbi-vlahutin-projekti-i-be-se-eshte-nje-projekt-paqeje-196483.html
  • http://vizionplus.al/30-minuta-raporti-i-ri-shqiperi-serbi/
  • http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/11/13/rama-ne-serbi-dade-kapitull-ri-bumci-shqiperia-smund-te-flase-ne-emer-te-kosoves/
  • http://www.panorama.com.al/2014/11/13/ambasadorja-e-be-europa-nuk-do-konflikte/
  • http://www.zeriamerikes.com/content/article/2519067.html
  • http://www.shqiptarja.com/home/1/janji-anulimi-i-vizit-s-s–ram-s-n–serbi-do-ishte-nj–katastrof–252174.html
  • http://www.reporter.al/shqiperia-dhe-serbia-ne-kerkim-te-shtegut-te-ngushte-te-dialogut
  • http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/vlahutin-vizita-e-rames-ishte-e-rendesishme-por-e-komplikuar-28825/
  • http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=11&dd=13&nav_category=167&nav_id=923643

IMG_1981 IMG_2018 IMG_2028 IMG_2036