Skip to content Skip to footer

Koncepti i Ri Strategjik i NATOs : Perspektiva nga Ballkani Perëndimor

 

Konferencë Rajonale – Tirana, Mars 11-12, 2010

Cesa-23 Cesa-24

Donator: Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe  Ambasada e SHBA-se në Tiranë
Partnerë: Ministria e Punëve të Jashtme

Në datat 11 dhe 12 mars, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor u mblodhën në Tiranë, Shqipëri për të diskutuar drejtimin e ri strategjik të NATO-s në një konferencë organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, përfaqësues nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Konferenca e cila u zhvillua në partneritet me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, dhe kishte si të ftuarit e saj edhe dy anëtarë të Grupit të Ekspertëve për Konceptin e Ri Strategjik, Amb. Yannis-Alexis Zepos nga Greqia dhe Amb. Umit Pamir nga Turqia, për konsultime zyrtare mbi strategjinë e re. Ekspertët po zhvillojnë ture në kryeqytetet e vendeve Aleate për të mbledhur lëndën për raportin që ata përgatitën dhe dorëzuan tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në datat 5 maj. Shumë studentë universitetesh nga Tirana, morën pjesë në këtë aktivitet duke kontribuar për një debat të gjallë. Ata iu kujtuan ekspertëve dhe komunitetit të sigurisë se Koncepti i Ri Strategjik duhet të jetë sa më i thjeshtë për t’u kuptuar dhe t’ju jepte përgjigje për pyetjet kryesore që kanë rëndësi për shtetet Aleate dhe qytetarët e tyre.