Qëllimi i Programit të Praktikës është të ofrojë një mundësi për studentët me aftësi të larta dhe të motivuar nga prejardhje të ndryshme për të punuar në projekte dhe për të rritur aftësitë e tyre analitike në fushat kryesore të fokusit të Institutit.
IDM pranon aplikime për praktikë në mënyrë të vazhdueshme nga studentët e regjistruar në Bachelor, Master ose Ph.D. programet. Praktika është e papaguar dhe kohëzgjatja mund të jetë deri në tre muaj. Praktikantët e IDM do të ofrojnë mbështetje për aktivitetet dhe kërkimin e organizatës, duke përftuar kështu përvojë praktike në fushën e punës së think-tank-it, si dhe duke fituar njohuri të vlefshme në fusha specifike.
Për të aplikuar për një praktikë në IDM, ju lutemi dërgoni një CV dhe Letër Motivimi në [email protected].