Indeksi i OShC-ve për Europën qendrore e lindore & Euroazinë është një instrument vlerësues në lidhje me sektorin civil i cili në vitin 2011 përfshiu 29 vende. Ky vlerësim vjetor ka përfshirë Shqipërinë prej fillimit të vet (1997) duke nxjerrë në pah problemet dhe arritjet e këtij sektori të rëndësishëm për qeverisjen demokratike. Indeksi merr në konsideratë mjedisin e përgjithshëm dhe se sa ai mundëson zhvillimin e shoqërisë civile duke u fokusuar tek aspektet ligjore, kapacitetet organizative, qëndrueshmërinë financiare, advokimin, ofrimin e shërbimeve, infrastrukturën dhe imazhin publik. IDM-së i është besuar hartimi i raportit prej vitit 2010.
[button linking=”default” link=”http://idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/11/INDEKSI-I-QËNDRUESHMËRISË-SË-OSHC_2011.pdf” align=”left” size=”medium” type=”standard” style=”solid” icon=”download” title=”Download”]Download[/button]http://idmalbania.org/wp-content/uploads/2014/11/INDEKSI-I-QËNDRUESHMËRISË-SË-OSHC_2011.pdf