Skip to content Skip to footer

Greta Mehmeti

Oficere e Financës

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Greta mban pozicionin e Oficeres së Financës në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Ajo është përgjegjëse për veprimet e përditshme financiare dhe për përgatitjen e raporteve të brendshme financiare, analizën e kostove, pasqyrat e fitimit dhe humbjes dhe raporte të tjera të kërkuara. Ajo koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e menaxhimit financiar dhe informacionit administrativ për projekte dhe departamente specifike.

Para se të vinte në IDM, Greta ka punuar në një zyrë kontabiliteti për dy vjet. Ajo ishte përgjegjëse për Librat e Blerjes, Librat e Shitjes, deklarimin e TVSH-së në Sistemin Tatimor të Shqipërisë, deklarimin e punonjësve të rinj, deklarimin e Tatimit në Burim dhe Programin Financa 5. Ajo punoi gjithashtu si një arkëtare në Intesa Sanpaolo Bank Albania, ajo ishte përgjegjëse për transaksione bankare siv janë tërheqja cash, depozitim cash, transferta të brendshme dhe të jashtme dhe transaksione të tjera bankare.

Greta mban  diplomë Bachelor në Administrim dhe Politikë Sociale, nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe gjithashtu  Master të Shkencave në Punë Sociale. Gjatë studimeve ajo ka marrë pjesë aktive në programe të ndryshme trajnimi lidhur me Kontabilitetin Profesional, Vlerat Demokratike dhe zbatimin e tyre në shoqëri dhe ka qenë pjesë e Punës Vullnetare në shërbimet komunitare.