Donator: Casals/USAID
Policia e Shtetit është institucioni kryesor që mundëson sigurinë publike dhe rendin publik në Shqipëri. Siç ndodh dhe me institucione të tjera shtetërore në vend, disa elementë të Policisë së Shtetit janë raportuar si të korruptuar si dhe abuzojnë me pushtetin e tyre dhe me fuqitë për të marrë privilegje të pa-merituara ose të pa ligjshme.
Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën për Mbështetje ndaj Qytetarit (CAO) dhe Koalicionin Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC), në përpjekje për të luftuar këtë fenomen nëpërmjet përgjegjshmërisë publike të Policisë së Shtetit kundrejt komuniteteve të qytetarëve.
Qëllimi i këtij projekti është ulja e korrupsionit dhe abuzimit me ligjin në Policinë e Shtetit nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të publikut dhe organizimit të qytetarëve.