Skip to content Skip to footer

Dokument Politikash: FUQIZIMI EKONOMIK I GRAVE NË ZONAT RURALE

Hendeku shoqëror që ekziston në Shqipëri mes grave dhe burrave është më evident e më i theksuar në zonat rurale. Nisur nga ky këndvështrim, cilat janë shkaqet që ndikojnë në thellimin e këtij hendeku dhe çfarë masash mund të gjenden për të zbutur këto efekte?
Është tashmë i njohur roli i gruas në zhvillimin ekonomik të zonave rurale. Sipërmarrja dhe përpunimi i produkteve nga ana e tyre mbeten një fenomen që jo vetëm rrit nivelin e të ardhurave në familje por edhe të rolit të saj ekonomik. Gruaja është anëtare e barabartë e familjes bujqësore dhe gëzon të drejtën e bashkëpronësisë me pjesëtarët e tjerë, por atë e gjejmë rrallëherë si kryetare të kësaj familje.

 

Lexoni më shumë rreth kësaj problematike dhe rekomandimeve duke shkarkuar dokumentin Shqip.

 

Ky dokument është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.