Skip to content Skip to footer

Fuqia e të Punuarit Bashkë: Përfitimet dhe Sfidat, Shkodër-Lezhë 2014

 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në kuadrin e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Qarqet Shkodër dhe Lezhë përmes Ngritjes së Kapaciteteve mbi Klasterat Ekonomikë” financuar nga Programi “RDP Northern Albania organizoi trajnimet me tematikë “Fuqia e të Punuarit Bashkë: Përfitimet dhe Sfidat” në Shkodër më 19 Qershor 2014 dhe në Lezhë më 20 Qershor 2014. Këto aktivitete synuan të rrisin ndërgjegjësimin dhe të forcojnë kapacitetet individuale të grave sipërmarrëse në qasjen e grupimit ekonomik dhe të agregimit të prodhimit.  Në seminare u diskutua mbi mundësitë e klasterave ekonomikë, avantazhet si dhe për përmirësimin e rritjes ekonomike të grave në Qarkun e Shkodrës me anë të ndërtimit të kapaciteteve në qasjen e klasterave.

Seminar Shkoder, 19 Qershor 2014

fuq-2 fuq-1

 

Seminar Lezhë, 20 Qershor 2014

fuq-3 fuq-4