Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Tryezë e Rrumbullakët: Mbledhja e 10të e Grupit Kombëtar të Punës për RAP

Nëntor 24, 2023 @ 10:00 am - 2:00 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon mbledhjen e dhjetë të Grupit Kombëtar të Punës (GKP) për Reformën në Administratën Publike (RAP). Mbledhja organizohet në vijim të shpalljes së thirrjes së tretë për projekt-propozime për instrumentin e granteve të vogla “Angazhimi i qytetarëve në nivelin lokal të RAP”, të projektit WeBER 3.0, e hapur për aplikime deri më 28 dhjetor 2023.

Shkarko programin.

Organizatat e shoqërisë civile (OShC) anëtare të GKP-së dhe organizata të tjera të interesuara ftohen të marrin pjesë në konsultimin e “Draftit të Udhëzimeve për Zgjidhjen e Problemeve të Qytetarëve nëpërmjet RAP”. Drafti është pjesë e Thirrjes për Propozime dhe udhëzon modalitetet e zgjidhjes së problemeve praktike të administratës publike në nivelin vendor që ndeshin qytetarët në përditshmërinë e tyre. Përmirësimi i draftit nga kontributi i OShC-ve lokale, do të lehtësojë hartimin e projekt-propozimeve të aplikantëve të interesuar për të marrë pjesë në Thirrjen për Propozime, dhe eventualisht edhe në zbatimin e projekteve fituese.

Konsultimi i Udhëzimeve do të pasohet nga diskutimi për çështjet e tematikat e RAP që duhet të kenë përparësi, sipas pikëpamjes së OShC-ve të angazhuara në terren dhe në kontakt me qytetarët. Në përfundim të diskutimit, anëtarët e GKP-së dhe OShC-të e tjera pjesëmarrëse do të udhëzojnë renditjen sipas rëndësisë së tematikave të RAP, të cilat do të trajtohen në vijim të projektit nga skuadra WeBER.
IDM lehtëson procesin e pjesëmarrjes së OShC-ve lokale në mbledhje, duke ofruar mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit në rast nevoje.

Për arsye logjistike, të interesuarit luten të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre brenda datës 22.11.2023 në adresën [email protected].

Projekti WeBER 3.0 “Nxitja e Reformimit të Administratave Publike të Ballkanit Perëndimor”, zbatohet nga Rrjeti Think for Europe dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

Details

Date:
Nëntor 24, 2023
Time:
10:00 am - 2:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map