Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

TRYEZË DISKUTIMI: NDARJA E PËRVOJAVE NË REFORMIMIN E POLICISË

Nëntor 24, 2023 @ 11:00 am - 1:00 pm

Ngjarjet kriminale te sulmit të 24 shtatorit në Banjskë përbejnë, krahas të tjerash, një moment reflektimi mbi efikasitetin dhe profesionalizmin e institucioneve të zbatimit të ligjit. Ato demonstruan për opinionin vendas dhe ndërkombëtar se Kosova ka institucione të afta profesionalisht për të realizuar misionin e tyre me integritet mbështetur në përcaktimet ligjore, si dhe për të kryer detyrën për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky efikasitet i demonstruar nga Policia e Kosovës u përshëndet dhe u mbështet nga të gjitha sferat e shoqërisë kosovare,  përfshirë aktorët politikë dhe faktori ndërkombëtar.

Për të gjithë punonjësit që shërbejnë në institucionet e zbatimit të ligjit – si edhe për publikun e gjerë – përballimi me sukses i kësaj ngjarjeje krijon një mundësi reflektimi mbi reformat e zhvilluara në institucionet e zbatimit te ligjit duke nxjerrë mësime dhe përcaktuar objektiva të reja për konsolidimin e këtyre institucioneve të forta dhe të besueshme, me profesionalizëm dhe integritet.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) tashme prej dekadash janë investuar në nxitjen dhe monitorimin e reformave në sektorin e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër, të dyja organizatat janë investuar në mënyrë të qëndrueshme për forcimin e integritetit, profesionalizimit dhe rolit të policisë në një shoqëri demokratike. Një polici profesionale, e pa korruptuar, e investuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të vendit, e pavarur nga politika është objektivi i synuar për reforma të qenësishme në këtë drejtim.  Ky aktivitet është një nismë e pavarur, e përbashkët e këtyre dy organizatave të shoqërisë civile.

Momentumi i krijuar me reagimin policor të Banjskës dhe reagimet pas saj si në Kosovë dhe në Shqipëri i nxiti këto organizata të zhvillojnë një tryezë diskutimi për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e çështjeve të reformimit dhe mirëqeverisjes së institucioneve të zbatimit të ligjit. Diskutimi do të zhvillohet midis përfaqësuesve të  Policisë së Kosovës, Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të komisioneve parlamentare përkatëse, përfaqësuesve të lartë të ministrive përkatëse, ekspertëve  dhe organizata te pavarura, etj. Në këtë tryezë do ftohen edhe partnerët e huaj të investuar në institucionet e sigurisë në Shqipëri dhe Kosovë.

  • Pjesëmarrja vetëm me ftesa.

Details

Date:
Nëntor 24, 2023
Time:
11:00 am - 1:00 pm
Kategoria: