Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Trajnim për gazetarë: Raportimi mediatik etik mbi ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe personat e kthyer nga zonat e konfliktit | Afati: 12 prill 2023

April 13, 2023 @ 8:00 am - April 14, 2023 @ 5:00 pm

Raportimi mediatik etik mbi ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin & personat e kthyer nga zonat e konfliktit

13-14 prill 2023, Hotel  Mondial, Tirane
Raportimi mbi çështjet e ekstremizmit të dhunshëm (EDH), terrorizmit dhe personat e kthyer nga zonat e konfliktit, është padyshim një çështje sfiduese dhe sensitive  për gazetarët të cilët mund ta gjejnë veten përballë dilemave etike. Raportimi i lajmeve  të tilla  bëhet akoma më i vështirë në epokën e dezinformimit, kur publiku  mund të bjeri viktimë e informacioneve “të rreme,” ndonjëherë edhe si rezultat i propagandës së krijuar nga grupe ekstremiste. Media duhet të gjejë një ekuilibër midis të drejtës për të përçuar te publiku informacion e duhur dhe nevojës për të respektuar konfidencialitetin, jetën private dhe dinjitetin e shtetasve shqiptarë, përfshirë të kthyerit nga zona e konfliktit.

Për sa më sipër, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)  organizon trajnimin “ Raportimi mediatik etik mbi ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe personat e kthyer nga zonat e konfliktit” i cili do të zhvillohet më datën 13-14 prill, pranë Hotel  Mondial, Tirane.

Trajnimi synon të  informojë dhe ndërgjegjësojë gazetarët mbi raportimin mediatik  etik për sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe personat që kthehen nga zonat e konfliktit. Përmes diskutimeve të rasteve, punës në grupe dhe udhëzimeve praktike, gazetarët do të orientohen  drejt qasjeve profesionale në raportimin e  lajmeve të tilla.

Në trajnim ftohen të marrin pjesë  rreth 15 gazetarë të rinj nga mediat kombëtare dhe lokale (të shkruara, elektronike, në internet), si dhe studentë të gazetarisë që janë duke kryer studimet  pasuniversitare.
Plotësoni formën për të aplikuar.

Për të gjithë pjesëmarrësit nga rrethet do të mbulohen shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit. Ju do të njoftoheni për përzgjedhjen në trajnim përmes e-mailit.

Afati i fundit për aplikime është data 12 prill 2023!

Ju mirëpresim!

Details

Start:
April 13, 2023 @ 8:00 am
End:
April 14, 2023 @ 5:00 pm
Kategoria: