IDM do të organizojë një cikël prej pesë trajnimesh në terren mbi politikat kundër pastrimit të parave në Shqipëri me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Trajnimet do të trajtojnë çështje si kuadri legjislativ dhe institucional, detyrimet e OShC-ve sipas legjislacionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe përputhshmëria me rekomandimet specifike të FATF-së.
Sesionet e trajnimit do të zhvillohen nga ora 9:00 – 16:00, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të bazuara në qarkun e Tiranës. Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetja e Luftës Kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së nëpërmjet Shoqatës Amerikane të Avokatëve – Nisma për Sundimin e Ligjit (ABA ROLI).
Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve: https://forms.gle/8cwsqRskFdZAzn7p6. Ju lutemi përdorni lidhjen e mëposhtme për të kryer regjistrimin dhe për të caktuar datën tuaj të preferuar.
Afati i fundit i regjistrimit është data 14 dhjetor 2021.
Për më shumë informacioni, kontaktoni Daniel Prroni: [email protected].