Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Trajnim mbi parandalimin e pastrimit të parave – Elbasan, Shkodër, Vlorë

January 25, 2022 @ 10:00 am - 4:00 pm

IDM vazhdon serinë e trajnimeve në terren mbi politikat e parandalimit të pastrimit të parave në Shqipëri me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe universiteteve. Trajnimet e ardhshme do të mbahen në:

Elbasani  25 Janar – i hapur për pjesëmarrës nga Elbasani, Durrësi, Pogradeci dhe Korça
Shkodra  28 Janar – i hapur për pjesëmarrës nga Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra
Vlora  4 Shkurt – i hapur për pjesëmarrës nga Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Berati

Trajnimet do të zhvillohen nga ora 10:00 – 16:00. Për pjesëmarrësit që jetojnë në qytete të ndryshme nga ai ku do të zhvillohen trajnimet, shpenzimet e transportit do të mbulohen në përputhje me tarifat e përcaktuara nga IDM.

Trajnimet do të trajtojnë tema të tilla si kuadri legjislativ dhe institucional në Shqipëri, detyrimet e OSHC-ve sipas legjislacionit dhe respektimi i rekomandimeve specifike të FATF-së. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje, të nënshkruar nga American Bar Association – Rule of Law Initiative (ABA ROLI) dhe IDM.

Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetja e Luftës ndaj Pastrimit të Parave në Shqipëri”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A nëpërmjet American Bar Association – Rule of Law Initiative (ABA ROLI)

Kliko për të lexuar: Project Info Sheet

Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve. Ju lutemi përdorni lidhjen e mëposhtme për të kryer regjistrimin.

https://forms.gle/8cwsqRskFdZAzn7p6

Për më shumë informacioni, kontaktoni: [email protected].

Details

Date:
January 25, 2022
Time:
10:00 am - 4:00 pm
Kategoria: