Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

THIRRJE PËR APLIKIME: PROGRAM TRAJNIMI “BASHKITE PER TE DREJTEN PER INFORMIM NE VEPRIM” [mbyllur]

August 5, 2021 @ 8:00 am - 5:00 pm

THIRRJE PËR APLIKIME

PROGRAM TRAJNIMI “BASHKITE PER TE DREJTEN PER INFORMIM NE VEPRIM”

Në vijim të angazhimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR 2, nëpërmjet hartimit të një Modeli standard për Programin e Transparencës për qeverisjen vendore shoqëruar me një Sistem Matje të transparencës dhe llogaridhënies kemi kënaqësinë të ftojmë Koordinatorët për të Drejtën e Informimit dhe Koordinatorët për Konsultimin Publik në të gjitha bashkitë në një Program Trajnimi tre ditor “Bashkitë për të drejtën për informim në veprim” në 12, 13 dhe  14 Shtator në Vila Belvedere, Shkëmbi i Kavajës, Durrës.

Përmes një programi të konsoliduar trajnimi synohet forcimi i aftësive dhe zhvillimi profesional i Koordinatorëve për të Drejtën e Informimit dhe Koordinatorëve për Konsultimin Publik në  njësitë e qeverisjes vendore në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi konsiston në një kombinim të metodave bashkëkohore të të mësuarit interaktiv dhe të shkëmbimit të përvojave. Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të vogla me raste konkrete dhe me mbështetjen e trajnerëve do të synohet përgatitja dhe planifikimi i fushatave ndërgjegjësuese për bashkitë pjesëmarrëse.

Kriteret dhe procesi i perzgjedhjes

Ky program trajnimi do të mundësojë pjesëmarrjen e 25 Koordinatorëve për të Drejtën e Informimit dhe Koordinatorët për Konsultimin Publik në njësitë e qeverisjes vendore, të cilët do të përzgjidhen duke respektuar një përfaqësim të balancuar nga ana gjinore, grupmoshës dhe  përvojës profesionale si dhe e motivimit  për të marrë pjesë në trajnim.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit në adresën e emailit: [email protected]Këtu mund të shkarkoni Formën e Aplikimit.   dhe Thirrja per Aplikime e plote. Afati i fundit për dërgimin e formës së aplikimit është 26 Korrik 2018, ora 24.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 30 Korrik 2018.

 

Details

Date:
August 5, 2021
Time:
8:00 am - 5:00 pm
Kategoria: