Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

KONFERENCA KOMBËTARE | Prezantim i gjetjeve të studimit: “Konsultimi Publik në Qeverisjen Qendrore”

September 29, 2023 @ 10:00 am - 12:00 pm

Me 29 shtator, ora 10:00, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezanton gjetjet e studimit “Konsultimi Publik në Qeverisjen Qendrore”.

Konsultimi publik si një tregues i qeverisjes së mirë, hapësirës civile mundësuese dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, është një ndër kushtet e anëtarësimit evropian që lidhet me reformën në administratën publike. Megjithatë, pothuajse një dekadë nga miratimi i Ligjit Nr. 146/2014 Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, zbatimi i tij i vakët kërkon reflektim nga të gjithë aktorët. Studimi analizon përvojat në zbatimin e ligjit në çdo hallkë të procesit të konsultimit nga planifikimi dhe hartimi i draftit deri tek miratimi dhe raportimi, si dhe përfshirja dhe roli i aktorëve publik dhe jo publik. Qëllimi parësor është që gjetjet t’i shërbejnë ndërgjegjësimit dhe advokimit për nevojën për ndryshime ligjore, të praktikës dhe të qasjes së aktorëve ndaj procesit, për të mundësuar përmbushjen me efektivitet të funksionit për të cilin mbahen konsultimet publike – përfshirje dhe ndikim në vendimmarrje.

Duke vlerësuar kontributin e aktorëve të shoqërisë civile, sektorit privat, grupeve të interesit në këtë diskutim si, ju ftojmë të njoftoni pjesëmarrjen tek [email protected] brenda datës 22 shtator

Për detajet e konferencës klikoni agjendën.

Details

Date:
September 29, 2023
Time:
10:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map