Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Dëgjesë Publike mbi Zbatimin e Ligjit për Arsimin për Pakicat Kombëtare | 20 shtator 2022

September 20, 2022 @ 11:00 am - 12:00 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), synon fuqizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes parlamentare. Në kuadër të këtij projekti, IDM ka zhvilluar disa aktivitete për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament. Gjatë këtyre aktiviteteve, një ndër çështjet e ngritura lidhet me zbatimin të ligjit për arsimin për pakicat kombëtare dhe nevojën e adresimit të tij në parlament.

Në këtë kontekst, IDM do të organizojë një dëgjesë publike në të cilën palët e interesuara do të kenë mundësinë të informojnë dhe diskutojnë me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë mbi nevojën për politika mbështetëse për kualifikimin dhe punësimin e mësuesve të gjuhës rome. Kjo dëgjesë do shërbejë për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me ofrimin e mësimit të gjuhës rome, mbështetjen për hapjen dhe zhvillimin e klasave të gjuhës rome nga “instruktorë” të gjuhës rome, dhe ngritjen e një programi studimi për aftësimin e mësuesve të gjuhës rome.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: [email protected]

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.

Details

Date:
September 20, 2022
Time:
11:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map