[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”36909″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të programit “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), synon fuqizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes parlamentare. Në kuadër të këtij projekti, IDM ka zhvilluar disa aktivitete për të informuar dhe mbështetur aktorë të shoqërisë civile në të gjithë vendin për avancimin e nismave vendore në parlament. Gjatë këtyre aktiviteteve, një ndër çështjet e ngritura lidhet me zbatimin të ligjit për arsimin për pakicat kombëtare dhe nevojën e adresimit të tij në parlament.
Në këtë kontekst, IDM do të organizojë një dëgjesë publike në të cilën palët e interesuara do të kenë mundësinë të informojnë dhe diskutojnë me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë mbi nevojën për politika mbështetëse për kualifikimin dhe punësimin e mësuesve të gjuhës rome. Kjo dëgjesë do shërbejë për të prezantuar rekomandimet e grupeve të interesit lidhur me ofrimin e mësimit të gjuhës rome, mbështetjen për hapjen dhe zhvillimin e klasave të gjuhës rome nga “instruktorë” të gjuhës rome, dhe ngritjen e një programi studimi për aftësimin e mësuesve të gjuhës rome.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: [email protected]
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]