Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Dëgjesë Publike mbi modelin funksional të Grupeve Vendore të Veprimit sipas qasjes LEADER | 28 tetor 2022

October 28, 2022 @ 11:00 am - 1:00 pm

Dëgjesë Publike mbi modelin funksional të Grupeve Vendore të Veprimit sipas qasjes LEADER | 28 tetor 2022 | Përmet

Me synimin për të mobilizuar vullnetin politik që prioritizon, mbështet dhe nxit zbatimin e qasjes LEADER, IDM do të lehtësojë organizimin e një dëgjese publike me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit dhe përfaqësues të MBZHR me qëllim kontrollin post-legjislativ dhe për të operacionalizuar zbatimin e parashikimeve ligjore për këtë qasje dhe ndërgjegjësimin mbi risqe të mundshme që shoqërojnë zbatimin e nismave vendore të qasjes LEADER.

Për këtë, dëgjesa do të organizohet pranë Grupit Vendor të Veprimit ‘Pro-Përmet’ në Përmet për të parë nga afër rrugëtimin e krijimit të kësaj strukture partneriteti tripalësh, procesin, sfidat dhe rrugën përpara në kontributin për komunitete rurale të gjallëruara.

Aktualisht, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) po harton bazën nënligjore që lehtëson zbatimin e Ligjit.

Gjatë aktivitetit, organizatat anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) do të parashtrojnë rekomandimet dhe nismat e tyre për të avancuar zbatimin të zhvillimit vendor të udhëhequr nga komuniteti.

Të ftuar do të jenë edhe nga Bashkia Përmet dhe Këlcyrë, aktorë të ndryshëm të angazhuar në nisma të qasjes LEADER nga zona të ndryshme të Shqipërisë, organizatat anëtare të ANRD dhe të tjerë aktorë të interesuar.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” #PACEP, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.

Details

Date:
October 28, 2022
Time:
11:00 am - 1:00 pm
Kategoria:

Venue

Permet