Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Indeksi i Qëndrueshmërisë së OSHC-ve për vitin 2021 – Prezantimi i gjetjeve për Shqipërinë

Dhjetor 15, 2022 @ 10:00 am - 12:00 pm

Më 15 dhjetor, IDM prezaton Indeksin e Qëndrueshmërisë të Organizatave të Shoqërisë Civile për vitin 2021 – gjetjet për Shqipërinë. Ky indeks vjetor paraqet statusin dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë civile në 74 vende të botës duke u fokusuar tek mjedisi ligjor, kapaciteti organizativ, qëndrueshmëria financiare, advokimi, ofrimi i shërbimeve, infrastruktura e sektorit dhe imazhi publik.

Pas prezantimit të gjetjeve për Shqipërinë, një panel ekspertësh do të analizojë zhvillimet e rëndësishme që përjetoi vendi gjatë vitit 2021 dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin për shoqërinsë civile.

Sipas Indeksit, këto zhvillime, edhe pse nuk ndikuan tek qëndrueshmëria e përgjithshme e OSHC-ve, sollën përkeqësime të lehta në dimensionet e mjedisit ligjor, advokimit dhe imazhit publik.

Ky raport është zhvilluar nga IDM në partneritet me FHI 360 dhe International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) me mbështetjen e USAID – US Agency for International Development.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, lutemi kontaktoni tek [email protected].

Axhenda e aktivitetit gjendet këtu.

Details

Date:
Dhjetor 15, 2022
Time:
10:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map