[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”35396″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]
Shëno Datën
Shtrirja e RAP në politikat sektoriale: prezantimi i metodologjisë dhe gjetjeve nga procesi i monitorimit
26 korrik 2022 | 9:00 – 14:00 | Tiranë Hoteli Oxford, me prani fizike dhe online në ZOOM
Monitorimi i reformës në administratën publike (RAP) sipas politikave sektoriale është një ushtrim pilot i cili zbatohet për herë të parë në Shqipëri. Në vijim të punës monitoruese që skuadra WeBER ka bërë për zbatimin e RAP në nivelin qendror, organizata të shoqërisë civile (OShC) dhe ekspertë zbatuan për herë të parë metodologjinë e monitorimit sipas politikave sektoriale.
Ju ftojmë të na bashkoheni në punëtorinë ku do të prezantohet kjo metodologji. Ajo është hartuar nga grupi i hulumtuesve të WeBER 2.0 në nivel rajonal, në bashkëpunim me ekspertët e SIGMA-s dhe në konsultim me institucionet partnere të administratave publike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë punëtorisë do të shpjegohet si është ndërtuar metodologjia e monitorimit dhe si mund të zbatohet ajo nga organizatat e shoqërisë civile, të interesuara të punojnë në fushën e reformës në administratën publike. Në vijim do të prezantohen dhe diskutohen gjetjet nga monitorimi i parë i zbatuar në bazë të metodologjisë, në politikat e zhvillimit rajonal, bujqësisë dhe arsimit, nga OShC-të anëtare të platformës WeBER.
Ftohen OShC-të që janë pjesë e Grupit Kombëtar të Punës për RAP në Shqipëri dhe organizatat e tjera të interesuara, ta ndjekin këtë punëtori rishtare në fushën e monitorimit të RAP-së.
Punëtoria zhvillohet me prani fizike dhe online në Zoom, në gjuhën shqipe, në respekt të protokollit kundër pandemisë COVID-19.
Ndjekja e aktivitetit nga Zoomi bëhet pësmes rregjistrimit në lidhjen e mëposhtme https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZ0ufu-ppzkoHdUq_fGxpctrkFGpiLzfMJf0.
Për informacione shtesë dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në aktivitet, luteni të kontaktoni [email protected].
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]