Save the Date!
IDM Albania , në bashkëpunim me Transparency International , ju fton në një tryezë diskutimi mbi përpjekjet kundër korrupsionit, bazuar në raportin e përbashkët “Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit.”
Diskutimi do të trajtojë gjithashtu masat e propozuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisje, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Ky event do të ofrojë një hapësirë për aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë që të ndajnë perspektivat e tyre dhe të kontribuojnë në shqyrtimin publik të qasjeve kundër korrupsionit.
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: [email protected]
Për më tepër, ju ftojmë të konsultoni raportin e publikuar: https://idmalbania.org/…/National-Integrity-System… dhe materialet e Komisionit: https://masl.al/projekte/