[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”35322″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]
Trajnim: “Qasja e integruar multidisiplinare pёr
rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e suksesshёm tё
personave tё kthyer nga zonat e konfliktit”
Në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon në Tiranë, mё datёn 14 korrik 2022, ora 09:00-12:40, trajnimin me temë: “Qasja e integruar multidisiplinare pёr rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e suksesshëm tё personave tё kthyer nga zonat e konfliktit”.
Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë, për një qasje efektive shumëaktoriale në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe praktikave R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit. Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të jenë profesionistë të vijës së parë nga Bashkia e Tiranës (NJ.A Yzberisht), OJQ dhe përfaqësues të institucioneve vendore të angazhuar në procesin e ofrimit tё shёrbimeve R&R pёr personat e kthyer nga zonat e konfliktit (kryesisht gratё dhe fёmijёt) dhe grupet vulnerabёl.
Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF). [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]